Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, po zhvillon paraditen e sotme një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi mes dy zyrtarëve të lartë ka nisur në orën 11:00 dhe po mbahet në selinë e PD.

Ky takim vjen vetëm një ditë para protestës së opozitës, që është njoftuar të mbahet ditën e nesërme kundër qeverisë së Edi Ramës.

Opozita shqiptare do të zhvillojë ditën e nesërme protestën e nëntë kombëtare para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e qeverisë Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb