TIRANË

Ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci është takuar sot me kryetaren e KED, Vitore Tusha, ku në fokus të këtij takimi ka qenë ngritja dhe kthimi në funksion i Gjykatës Kushtetuese. Ambasadori Bucci, sipas njoftimit të ambasadës italiane, i ka konfirmuar zonjës Tusha, mbështetjen italiane për reformën e sistemit gjyqësor dhe dëshirën që Kushtetuesja të jetë funksionale brenda 2021.

“Ambasadori Bucci takoi sot Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese ?? dhe të KED-së, Zonjën Vitore Tusha: u konfirmua mbështetja italiane për reformën e sistemit gjyqësor dhe dëshira që brenda vitit Gjykata të nisë të funksionojë. ???‍⚖️??”, thuhet në mesazh.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb