Ambasadori bullgar Momtchil Stojanov tha nga Pogradeci se Shqipëria është në rrugën e proceseve integruese me BE dhe këto hapa që janë arritur deri tani janë rezultat i punës dhe se duhet përsëri punë deri në finalizimin e procesit.

“Rendi i  ditës është i qartë, rruga po ashtu. Tani jemi tek çështjet teknike, të cilat do të zgjidhen ashtu si ndodhi me Bullgarinë apo Kroacinë.

Hapi i madh është bërë dhe po shkohet drejt rezultateve konkrete”, tha ai.

Pyetjes, sa do ndikojë procesin e integrimit, thellimi i krizës politike, si pasojë e miratimit pa konsensus të ndryshimeve kushtetuese, diplomati bullgar i dha këtë përgjigje: “Ne po flasim për procese politike që po zhvillohen, le të mos bëjmë konkluzione. Çdo shtet duhet të ketë një dialog të brendshëm, ne shohim që dialogu po funksionon dhe pjese e këtij dialogu ishte edhe marrëveshja e 5 qershorit. Unë besoj që partitë politike në Shqipëri në fund do arrijnë një vendim që do jetë në dobi të popullit”.

Ambasadori bullgar dorëzoi një sasi pakosh ushqimore dhe sanitare për familjet në nevojë të bashkive Pogradec, Pustec dhe Librazhd.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb