Ambasadori amerikan Donald Lu ka intensifikuar takimet në Tiranë që prej ditës së hënë kur këtu erdhi edhe zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të shtetit Aleksander Arvizu.

Pas takimeve me Ramën, Bashën dhe Metën, Lu dhe Arvizu dje u takuan me Jozefina Topallin, deputeten e PD që është shprehur me parë kundër bojkotit të zgjedhjeve. Ndërkohë që sot ambasadori Lu ka zhvilluar një takim me analistin e njohur dhe kritikun e Ramës, Fatos Lubonja.

Takimi mes tyre është zhvilluar në një nga lokalet e kryeqytetit por pak detaje bëhen të ditura. Mësohet se kriza politike dhe skenarët e daljes prej saj kanë qenë tema kryesore e bisedës. I pyetur nga gazeta “Panorama”, Lubonja pranoi takimin me ambasadorin Lu, por nuk dha më shumë detaje nga biseda duke e cilësuar atë konfidenciale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: