KORÇE- Ambasadori francez, Bernard Fitoussi deklaroi se Shqipëria po bën progres të moderuar sa i takon përmbushjes së kushteve për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian. Teksa u ndal tek progres-raporti, Fitouss pohoi nga Korça, se janë përcaktuar 5 prioritete për të plotësuar.

Sakaq, ai nënvizoi faktin se prioritet ngelet lufta kundër krimit dhe korrupsionit. “Raporti thotë, Shqipëria progres të moderuar. Më interesojnë faktet dhe janë përcaktuar 5 prioritete. Duhet avancuar më shpejt me reformën në Drejtësi. Komisioni Europian ka prirje për të ndihmuar Shqipërinë në këtë drejtim”, përfundoi ambasadori Fitouss.

Nga ana tjetër, ambasadori theksoi se Reforma Territoriale po përparon. “Duhet të themi se reforma territoriale po përparon, ndërkohë që bashkëpunimi me vendet fqinje po ecën përpara”, tha ambasadori francez në Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: