Ambasadori Genti Gazheli i dorëzoi Letrat Kredencialet, Presidentit të Republikës së Azerbaijan zotit Ilham Aliyev.

Pas ceremonisë së dorëzimit të Kredencialeve, Presidenti Aliyev priti në takim Ambasadorin e Akredituar.

Presidenti vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve tona dhe theksoi se këto marrëdhënie nuk duhet të mbeten vetëm në stadin bilateral, por duhet të kemi me shumë bashkëpunim në fushën e energjisë dhe bashkëpunimin ekonomik.

Në vijim të bashkëbisedimit, Ambasadori Gazheli, shprehu angazhimin maksimal për të rritur nivelin e Bashkëpunimit ekonomik, ku vend kryesor zë projekti TAP. Nënvizova që “Shqipëria nuk duhet të jetë vetëm vend kalimi i këtij projekti por edhe një vend konsumator përfitues”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb