Ambasadori gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf iu është bashkuar komenteve sa i takon vendimit për rritjen e pagave të deputetëve, që ka sjellë reagim në publik.

Teksa gazetarja e News24, Erjola Jata pyeti ambasadorin sa i takon kësaj çështje, Zingraf tha se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të paguhen në mënyrë dinjitoze. Mes të tjerash ai theksoi se e rëndësishme është dhe niveli i përgjithshëm i pagave.

“Pagesa e parlamentarëve është një çështje delikate me këto karakteristika. Kush i ruan ata që ruajnë? Deputetët janë ata që vendosin për buxhetin, ndaj nuk dua të përzihem më një pyetje të tillë. Mendoj se deputetët e parlamentit të paguhen në mënyrë dinjitoze, si çdo parlamentar, që duhet të kryejnë një punë të mirë. E rëndësishme ama është dhe niveli i përgjithshëm i pagave.

Qeveria shqiptare planifikon që të rrisë pagat në sektorin publik. Kjo lidhet dhe me debatin e emigracionit. Shqipëria duke pasur parasysh dhe rajonin, ka nivelin e pagave më të ulta në rajon. Pyetja konkrete diskutohet në mënyrë kontroverse në shoqëri të ndryshme, por debati i rëndësishëm në shoqërinë shqiptare është se sa ndikojnë te shoqëria.”, tha ambasadori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb