Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, ka thënë se pa pajtim mes popujve në shtetet e ish-Jugosllavisë nuk ka as të ardhme për rajonin.

Në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”, Schieb ka folur edhe raportet mes Kosovës e Serbisë dhe situatën momentale.

Ai thotë se fatkeqësisht, situata momentale është e tendosur, por shton se është me rëndësi që të dyja palët të përmbahen nga deeskalimi dhe t’i rinisin bisedimet.

“Edhe pse, ndoshta, duket sedialogu mes presidentëve Vucic e Thaçi ka hyrë në qorrsokak, besoj se arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës është e mundshme. Sipas mendimit tim, tani është me rëndësi që të dyja palët të përqendrohen sërish në tema thelbësore që janë të rëndësishme për përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë dhe në Serbi. Që të bisedohet hapur për mendime të ndryshme dhe në fund të gjendet zgjidhja. Shumë më e rëndësishme sesa vetë shpejtësia është që marrëveshja përfundimtare të jetë e qëndrueshme, që të jetë e zbatueshme dhe të pranohet nga të gjithë”, ka theksuar Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb