Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt i ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të formojnë sa më shpejt qeverinë e re. Ai theksoi se ka shumë detyra shtëpisë që duhet bërë.


“Mendoj se ekziston numër mjaft i madh i sfidave mjaft premtuese me të cilat mund të përballet qeveria e ardhshme dhe bazuar në këtë ekzistimi i pamjaftueshëm i buxhetit në qoftë se tash po hyjmë në vitin 2020 ose rrezikojmë, cila do të jetë përgjigja. Ju lutem, bëjeni këtë qeveri, formojeni këtë qeveri sa më shpejt që të jetë e mundur, mblidheni Parlamentin dhe qeverinë. Ka mjaftë detyra shtëpisë që duhet bërë”, -tha ai.


Ambasadori Heldt tha se Kosova vazhdon të përballet me çështjen e imazhit. Sipas tij investitorët potencialë duan gjithmonë të dinë se si mund të marrin staf të kualifikuar dhe ata nuk janë akademikë, por teknikë, duke përmendur rëndësinë e aftësimit profesional.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb