PRISHTINE– Me rastin e 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes shtetit të Gjermanisë dhe Kosovës, ambasadori gjerman Christian Heldt ka bërë sot zbulimin e shtatores së “Ambasadorit“ të Berlinit në Prishtinë, e ashtuquajtur “Arushë”, që është punuar nga artistja kosovare, Arta Rudaku.

Me këtë rast, ambasadori Heldt shpreson se liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejt, vendim të cilin e merr Komisioni Europian, që ka vënë edhe kritere të tjera, siç janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë ndonjë afat për liberalizimin e vizave.

Ai ka folur edhe për takimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi më 9 maj me Kancelaren gjermane Merkel, duke shpresuar do të jetë një takim i mirë dhe i frytshëm ndërmjet tyre.

Ambasadori po ashtu ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, i cili tha se kjo çështje e cila është në finalizim, të vazhdojë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është në të mirë të të dyja vendeve./KosovaPress/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb