Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, po zhvillon këtë paradite një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Osman Stafa, i cili thekson se takimi po zhvillohet në selinë e PD.

Nuk dihen arsyet e këtij takimi mes ambasadorit Zingraf dhe kryedemokratit Basha, por kujtojmë se ditët e fundit janë rikthyer përplasjet politike në Këshillin Politik, pasi opozita kërkon lejimin e koalicioneve parazgjedhore dhe hapje 100% të listave, kërkesa këto që nuk pranohen nga mazhoranca socialiste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb