Ambasadori gjerman Peter Zingraf përshëndet miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit nga parlamenti siç thotë ai të negociuar mbi bazën e rekomandimeve të ODIHR-it në Këshillin Politik.

Ambasadori Zingraf e cilëson një hap të rëndësishëm në rrugën drejt konferencës së parë qeveritare në bisedimet me BE.

Ai kujton porosinë e Bundestagut për dialog të hapur me përfshirjen e të gjitha forcave politike dhe bën thirrje që edhe në ndërmarrjen e të gjitha hapave të tjera, të vijojë dialogu dhe gjithëpërfshirja.

Deklaratë e Ambasadorit Peter Zingraf:

Parlamenti shqiptar ka miratuar ditën e sotme ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe ka implementuar kësisoj marrëveshjen e 5 qershorit të negociuar mbi bazën e rekomandimeve të ODHIR-it në Këshillin Politik.

Unë e përshëndes këtë hap të rëndësishëm në rrugën drejt Konferencës së Parë Qeveritare në kuadrin e bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Në pikën e reformës zgjedhore të vendimit të tij të shtatorit 2019 Bundestag-u Gjerman fliste për një “dialog të hapur, ku të përfshihen të gjitha forcat politike”. Vendimi i Bundestag-ut është njohur nga të gjitha institucionet politike shqiptare në vend si një “Roadmap” për kalendarin shqiptar të reformave.

Ndaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve që në zbatim të marrëveshjes, por edhe në ndërmarrjen e të gjitha hapave të tjera, të vijojnë më tej me dialogun dhe gjithëpërfshirjen. Reformat e thella në Kodin Zgjedhor sipas standardeve të OSBE-së dhe Komisionit të Venecias kanë nevojë për një përgatitje të thelluar të realizuar brenda një kohe të mjaftueshme dhe mund të kenë efekt prapaveprues mbi marrëveshjen e implementuar ligjërisht tanimë.

Zingraf
Zingraf

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb