BRAZIL- Ambasadori grek në Brazil preh 3 ditësh rezulton i zhdukur. Policia në Brazil ka njoftuar se ka nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen e ambasadorit të Greqisë në Brazil, Kyriakos Amoiridis. Gjatë një deklarate për mediat, policia braziliane ka thënë se ambasadori rezulton i zhdukur që prej ditës së hënë, ndërsa ende nuk ka gjurmë të vendndodhjes së tij, raporton ‘The Sun’.

Gruaja e Amoiridis, ka konfirmuar për policinë se nuk ka kontaktuar me bashkëshortin e saj që prej ditës së hënë. Atë ditë, ajo tregon se ishin në pushime në shtëpinë e tyre në Nova Iguaçu, dhe pas përfundimit të pushimeve nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e bashkëshortit.

Ambasada e Greqisë në Brazil, por edhe Konsullata greke nuk kanë komentuar rreth vendndodhjes së ambasadorit të tyre. Kyriakos Amoiridis ishte ambasador në Rio nga viti 2001 deri në vitin 2004, ndërsa në janar të këtij viti, ai u bë ambasador grek në Brazil.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb