BEOGRAD- Ambasadori i Greqisë në Serbi, Konstantinos Ikonomidis, për të përditshmen serbe “Danas” ka thënë se Greqia nuk e njeh pavarësinë e “njëanshme” të Kosovës.

Ai ka thënë se pozita e Greqisë në raport me shtetësinë e Kosovës mbetet e pandryshuar, përkundër deklaratave të Ministrit për Punë të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, i cili në vizitën e tij të fundit në Kosovë tha se Greqia mbështet integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ai ka thënë se deklaratat e Ministrit Kotzias nuk janë në kundërshtim me me qëndrimet e kamotshme të Greqisë, pasi ai në asnjë moment nuk ka thënë se e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ndërkaq, pak më herët ministri i jashtëm, Ivica Daçiç kishte kërkuar sqarim nga ambasada greke në Serbi, duke thënë se është i vetëdijshëm për presionin mbi Greqinë për ta njohur Kosovës, por se ai beson se Greqia nuk ka ndryshuar qëndrim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: