Ambasadori i BE në Kosovë, Tomas Szunyog ka përshëndetur konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e legjislaturës së tetë.

Përmes një shkrimi në Twitter, Szunyog thekson se dëshiron të shohë një Kuvend funksional dhe me konsensus politik sa i takon agjendës evropiane, e cila sipas tij, ka një interes të lartë tek qytetarët.

“Mirëpres formimin e Kuvendit të Kosovës. Është thelbësore që deputetët të bashkohen rreth objektivave të përbashkëta dhe të adresojnë çështjet e ngutshme për Kosovën. Shpresoj të shoh një Kuvend funksional dhe konsensus politik për agjendën evropiane dhe të gjitha çështjet me interes të qytetarëve. Më të fortë së bashku”, ka shkruar Szunyog.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb