Ambasadori Luigi Soreca vizitoi nga afër Panairin e Dimrit, një panair i organizuar nga prezenca e BE-së, në vendin tonë.

Soreca ndërsa u shpreh pozitiv mbi arritjen e rekomandimeve, foli edhe për ecurinë e reformave të vendit tonë për integrimin e vendit.

“ Në këto 90 ditë të prezencës time në Shqipëri kam parë progres, ambicje për arritjen e  rekomandimeve dhe shoh pozitivitet në këtë aspekt. Tani po hyjmë në një periudhë mjaft të rëndësishme sic është marrëveshja për kodin zgjedhor dhe reforma në drejtësi. Përpara na pret një javë e rëndesishme për qeverinë dhe opozitën që të bëjnë më të mirën për vendin, për të bërë atë që kërkon koha dhe kjo kohë është tani.”- u shpreh ambasadori.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: