Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka uruar të gjithë popullin e Kosovës për Vitin e Ri.

Nëpërmjet një video të publikuar në Facebook O’Connell thotë: “Britania dëshiron ta shohë Kosovën të prosperuar dhe të sigurt. Unë besoj në fuqinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme për Kosovën”.

Urimi i ambasadorit:

“Të dashur miq,
Meqë po i afrohemi fundit të vitit 2016, dëshiroj të ju uroj juve dhe familjeve tuaja lumturi dhe prosperitet në vitin 2017.

2016 ka qenë një vit i ndryshimeve të mëdha rreth botës. Por, disa gjëra nuk ndryshojnë. Britania dëshiron ta shohë Kosovën të prosperuar dhe të sigurt. Unë besoj në fuqinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme për Kosovën. Ajo e ardhme varet nga ju. Në vitin 2017, ashtu si në të kaluarën, ne do të jemi këtu për të ju ndihmuar.

Gëzuar Viti i Ri!”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb