Nigeria asnjëherë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe qëndron me atë vendim që të mos e njohë pavarësinë e saj, ka thënë Cidzhiok Makhardi Ani nga Ambasada e Nigerisë në Beograd.

“Nigeria nuk ka ndryshuar pozicionin e saj, kur është fjala për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha ai duke specifikuar se kjo do të thotë se shteti “nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”.

Një listë vazhdon të figurojë në portalin shtetëror të Republikës së Kosovës. Sipas saj, numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën është 96. E fundit është njohja nga Saint Kitts dhe Nevis më 28 nëntor të vitit 2012.

Aty figurojnë shtete për të cilat nuk kanë arritur kurrë notat verbale, sikurse Nigeria e Uganda, shkruajnë mediat kosovare.

Që Nigeria dhe Uganda e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, ka thënë asokohe ministri i tanishëm i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, gjatë mandatit të dytë të kryeministrit Hashim Thaçi në vitin 2011- 2012.

Ndërsa nga Ambasada e Ugandës nuk është përgjigjur askush në telefonatat e bëra nga mediet serbe.

Përveç kësaj, vëmendja u përqendrua në faktin se të dhënat e Beogradit dhe Prishtinës për numrin e vendeve që kanë njohur pavarësinë ndryshojnë, nga Beogradi thonë që janë 106 vende, ndërsa nga Kosova 114.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë kanë thënë se nuk kanë asgjë për të shtuar vetëm se e përsërisin se Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur vetëm 106 shtete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: