Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt, ka zhvilluar një takim dy orësh me kryetaren ende në detyrë të Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Në fund të takimit, kryediplomati i OSBE është larguar pa dhënë asnjë detaj mbi takimin, por vetëm ka thënë se ka janë diskutuar shumë gjëra.

I pyetur nga gazetarët nëse është folur rreth zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe se çfarë mund të ndodhë, ambasadori Borchardt është shprehur shkurtimisht: “Natyrisht që po”.

Ndërkohë, gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se, sipas burimeve, në takimin ‘kokë më kokë’ mes Borchardt dhe Ademit janë diskutuar një sërë çështjesh, që lidhen me zgjedhjet vendore.

Sipas gazetarit Nikshiqi, kryebashkiakja i ka shprehur ambasadorit problematikat për paligjshmërinë e votimeve të 30 qershorit, siç pretendon opozita, dhe shkelje të tjera.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb