TIRANE

Në një bashkëbisedim për gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha komentoi situatën politike në vend, protestat e organizuar nga opozita, por edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama në konferencë sot.  I pyetur nga gazetarja e News 24 Ida Ismalaj lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama se ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Boschard ka marrë kërcënime në adresë të tij, Basha  e cilësoi një gënjeshtër të kreut të Qeverisë.

“Rama po gënjente. Keni ndonjë fakt që një ambasador është kërcënuar sot? “-tha Basha.

Një tjetër pyetje për Bashën, ishin edhe parullat  e përdorura në protestë  “Borchard turp të kesh”. Basha tha se ka asnjë koment ndërsa menjëherë më pas mbylli bashkëbisedimin.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb