Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Republikës së Koresë në Shqipëri (rezident në Athinë), Sh.T.Z. Jung Il Lee, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta i uroi Ambasadorit Jung Il Lee suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri, vlerësoi nivelin e marrëdhënieve shumë të mira dypalëshe dhe bashkëpunimin në fushat me interes reciprok, veçanërisht në atë ekonomik, tregtar e tekniko-shkencor dhe nënvizoi rëndësinë e rritjes së tij në të ardhmen, nëpërmjet nxitjes së investimeve koreane në Shqipëri, model pozitiv i të cilës është prania dhe aktiviteti i suksesshëm e “Yura Corporation” në vendin tonë.

Kryetari i Shtetit vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë dhe harmonizimin e qëndrimeve mes dy vendeve në kuadër të OKB-së për çështje të interesit të përbashkët siç janë çarmatimi, siguria, zhvillimi social dhe ekonomik dhe të drejtat e njeriut, veçanërisht ndaj pushtimit të armatosur të Ukrainës nga Rusia dhe denuklearizimit të plotë, gjithëpërfshirës, të pakthyeshëm dhe të verifikueshëm të Gadishullit Korean.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb