Presidenti Ilir Meta ka pritur sot Ambasadorin e ri të Brazilit në Shqipëri, João Tabajara de Oliveira Júnior, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta i uroi suksese Ambasadorit João Tabajara de Oliveira Júnior për përmbushjen e misionit diplomatik në Shqipëri dhe i shprehu vullnetin për forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve tona, në fushat me interes të ndërsjellë në planin dypalësh politik, ekonomik, tregtar e turizëm.

Kryetari i Shtetit dhe Ambasadori i Brazilit vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shprehën dëshirën për vazhdimin dhe zhvillimin e pasurimin e tyre në të ardhmen.

Presidenti Meta dhe Ambasadori João Tabajara de Oliveira Júnior vlerësuan edhe rëndësinë e bashkëpunimit në planin shumëpalësh, në kuadër të organizatave ndërkombëtare, veçanërisht në kuadër të OKB-së, gjatë mandatit dyvjeçar të Shqipërisë dhe Brazilit, si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

B48c2dc0 99c3 4f8c 87d4 E312b8ab3262 Copy

A957f14d 8760 426a 93f7 C62bea4afb45 Copy

Eb9906be F10d 4431 Af6c 14f30d5289d3 Copy

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb