Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se shpreson që policët e rinj të Kosovës të luftojnë korrupsionin, i cili sipas tij, është ende problem në institucione.

Kosnett, para dhjetëra të diplomuarve, oficerë e zyrtarë të lartë të sigurisë, tha se ata duhet të japin shembull të ndershmërisë, në luftën kundër korrupsionit, shkruan lajmi.net. Sipas tij, lufta kundër kësaj dukurie është mjaftë e vështirë dhe e rrezikshme, por se mund të arrihet.

Siç u shpreh ai para të diplomuarve, kualifikimet e këtyre të fundit nga ky shkollim tregojnë se tashmë janë të gatshëm për të marrë përgjegjësi të mëdha dhe së shpejti do të praktikojnë përvojën dhe trajnimin në nivelin më të lartë të udhëheqjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb