Ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kusht për Serbinë dhe për këtë të gjithë janë të vetëdijshëm.

Kirby ka shfaqur kënaqësinë që Serbia ka hapur zyrtarisht negociatat me Bashkimin Evropian, përkatësisht kapituj 32 e 35, shkruan Tanjug.

Ai ka vlerësuar se marrëdhëniet e ShBA me Serbinë, qëkur e ka filluar mandatin e vet, janë avancuar dhe se Serbia sheh interesin që të jetë mik i ShBA. Kirby ka thënë se SHBA në rajon dëshiron paqe dhe zhvillim ekonomik.

“Shikoni marrëdhëniet rajonale, pos Kosovës, madje edhe me Kosovën, janë më të mira se sa që kanë qenë, dhe ne jemi të lumtur për këtë”, ka thënë ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb