Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se kërkesa e SHBA-së është që të shtyhet për 30 ditë implementimi i reciprocitetit për dokumente me Serbinë. Ai ka thënë se nuk kanë kërkuar që këto vendime të rishikohen, por vetëm që të shtyhet vendimi që të ketë më shumë qartësi.

Ai po ashtu ka dënuar veprimet e grupeve serbe në veri të Kosovës. Këto komente ai i bëri pas takimit urgjent me presidenten e Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe dy zëvendëskryeministrat.

“Një nga arsyet që jam këtu për takim me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, zv. Kryeministrin Bislimi dhe ministren e jashtme Gërvalla është që të përcjelli një kërkesë të qartë të SHBA-së për shtyrjen e implementimit e dy vendimeve për 30 ditë. Mendojmë se shtyrja për 30 ditë është e rëndësishëm pasi shihet se ka keqkuptime dhe dezinformata rreth këtyre vendimeve. Do të bisedojmë edhe me kolegët e BE-së që të punojmë me qeverinë që të ketë më shumë qartësi për këto vendime. Dua të jem i qartë. Nuk duam që këto vendime të rishikohen. Duam edhe të jemi të qartë se jemi të shqetësuar se disa individë po i shprehin pakënaqësitë mes vendosjes së barrikada dhe mohimit të lirisë së lëvizjes. Nuk i përkrahim këto veprime. Mënyra e shprehjes së pakënaqësive është mes dialogut. Do të shohim përpara për vendimet e qeverisë.”, tha ai.

Tutje ai bëri të ditur se i takon qeverisë të marrë vendimin dhe presin se si do të veprojnë ata në raport me kërkesën e SHBA-së.

“Nuk do të marrë pyetje. Do të lë qeverinë që të flasë së cfare do të bëjë në raport me kërkesën e SHBA-së. “, përfundoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb