Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, po zhvillon këtë mesditë një takim me ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci. Mësohet se takimi mes kryediplomatit italian dhe Ballës po zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste në Elbasan, aty ku Taulant Balla është drejtues politik i PS.

Në fokus të këtij takimi kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit, ku ambasadori italian është shprehur se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, ku populli shqiptar do të vendosë se kush duhet ta drejtojë.

“Unë erdha në Elbasan për të takuar drejtuesit e partive politike. Kam ardhur këtu, sepse zgjedhjet për një demokraci janë një moment i shenjtë, një moment i rëndësishëm, momenti kur populli vendos se kush do qe ta drejtoje. Shqipëria për Italinë është një vend i veçantë dhe ne kemi raporte që na lidhin në një mënyrë shumë të fortë. Në Itali ka shumë vëmendje për zgjedhjet e ardhshme, unë marrë shumë mesazhe çdo ditë nga njerëz që janë të interesuar për situatën në Shqipëri”, ka thënë ambasadori Bucci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb