Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Lajmi bëhet i ditur në një mesazh në “Facebook” nga ambasada italiane, ku thuhet se në fokus të diskutimit ka qenë lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, pati sot një takim me Drejtuesin e SPAK, Arben Kraja të cilin e siguroi për mbështetjen e Italisë në punën personale të Prokurorit dhe të të gjithë kolegëve: “lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është sfidë thelbësore për Shqipërinë dhe shtetasit e saj në rrugëtimin drejt integrimit evropian”. ?? ??”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb