Rikonfirmimi i marrëdhënieve dhe i bashkëpunimit ishin temë e bisedimeve mes ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Zhou Ding dhe kreut të Bashkisë së Fierit. Gjatë një vizite në këtë institucion ambasadori Ding tha se niveli i bashkëpunimit me këtë qytet është i lartë falë edhe vendndodhjes së një prej kompanive më të mëdha me investitor të huaj kinez në vend, sic është Bankers Petroleum. Ambasadori dhe kreu i Bashkisë së Fierit vlerësuan investimin si tepër të rëndësishëm dhe strategjik jo vetëm për rajonin e Fierit por për të gjithë vendin.

Ambasadori u ndal edhe në ambientet e kompanisë Bankers Petroleum ku vizitoi zyrat qëndrore si dhe fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës.

Ambasadorit kinez dhe kryebashkiaku i Fierit folën edhe për nxitjen e investimeve të kompanive kineze në fushën e turizmit, bujqësisë dhe shëndetësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb