Ambasadori britanik, Alastar King-Smith nëpërmjet një reagimi në “Twitter” bën me dije se nga 11 tetori pasaporta shqiptare e vaksinimit do të njihen edhe në Britaninë e Madhe.

Ai shprehet se ky është një lajm i mirë jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për britanikët.

“Lajm i mirë për shqiptarët, britanikët dhe shtetasit e tjerë që nisen për në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria. Nga 11 tetori, certifikatat e vaksinave të lëshuara në Shqipëri do të njihen edhe në Britaninë e Madhe”, shkruan King-Smith.

 

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb