Presidenti Bajram Begaj ka uruar sot poetin Ismail Kadare në 87-vjetorin e lindjes.

Kreu i shtetit e ka quajtur Kadarenë ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit shqiptar.

Në një postim në Facebook, Begaj shtoi se poeti ka rritur dhe nderuar emrin e Shqipërisë në botë.

Postimi i plotë:
Patëm kënaqësinë që së bashku me Armandën, t’i uronim sot ditëlindjen mjeshtrit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

I përkthyer në mbi 45 gjuhë, ai është ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit tonë, shkrimtari dhe intelektuali që e ka rritur dhe nderuar emrin e Shqipërisë në botë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb