PRISHTINË- Promovimi i dialogut ndërfetar, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, si dhe marrëdhëniet mes dy vendeve do të sjellin në Kosovë pas 17 vjetësh Princin e Wales, Charles. I shoqëruar nga dukesha e Cornwellit, Camilla, Princi Charles ndryshe nga viti 1999, kur kishte vizituar trupat britanike të KFOR-it, vizita e tij tani do të jetë shtetërore, shkruan Koha Ditore.

Princi Charles do të takohet edhe me presidenten Atifete Jahjaga. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Connell, gjatë një bisede për “Koha Ditore” ka shpalosur axhendën dhe qëllimin e vizitës së Princit. “Ardhja e tij në Kosovë është konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve”, thekson O’Connell.

Megjithëse Princi do të pritet nga presidentja Atifete Jahjaga, ambasadori britanik ka theksuar se Princi shumicën e axhendës do t’ua përkushtojë takimeve dhe bisedave me njerëz të profileve të ndryshme. Princi do të vizitojë Prizrenin ku do të marrë pjesë në konferencën ndërfetare të organizuar në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës.

I shoqëruar edhe nga dukesha Cornwall, Camela Parker, Princi Charles do të zhvillojë një vizitë zyrtare edhe në Kroaci, Mal të Zi dhe Serbi. Princi i Wales e ka vizituar tetë herë Ballkanin Perëndimor, ndërsa për dukeshën Cornwall kjo është vizita e parë zyrtare në Kroaci, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: