Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Genadi Gatilov ka njoftuar se është mirëpritur propozimi që ministrat rusë dhe ata ukrainas të zhvillojnë bisedimet në Turqi javën e ardhshme.

Sipas Gatilov ideja që ministrat e jashtëm nga Ukraina dhe Rusia të takohen gjatë një forumi diplomatik në Antalia, është ide e mirë.

Ndërkohë më herët është raportuar se një raund i tretë i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë është përcaktuar këtë fundjavë, ndërsa nga takimet e zhvilluara më herët duket se nuk ka pasur shumë përparime deri më tani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: