KOSOVE

Ambasadori rus në OKB, Dimitry Polyanskiy, është tallur me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollin, pasi ky i fundit në një qëndrim publik ka thënë se institucionet e Kosovës e pranojnë dhe njohin, Juan Guaidon, si president të përkohshëm të Venezuelës.

“Të pa pranuarit pranojnë të pa pranuarin. Bota po dridhet nga frika”, ka shkruar Polyanskiy në llogarinë e tij zyrtare në twitter me një dozë të lartë ironie.

Ky reagim i tij ka ardhur pas njoftimit zyrtar të Pacollit se Republika e Kosovës e pranon Guaidon si presdient të përkohshëm të Venezuelës.

“Kosova zyrtarisht e pranon Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës i urojmë popullit të Venezuelës gjithë të mirat në rrugën e tyre drejt demokracisë. Do të qëndrojmë përkrah jush derisa të kthehet liria”, kishte shkruar ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, shkruan Gazeta Express. Guaido e ka deklaruar veten si president të përkohshëm të Venezuelës duke i dhënë kështu fund pushtetit të Nikolas Madruos.

Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës e ka njohur edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ndërkohë derisa në Venezuelë përkrahësit e Maduros dhe vetë ai nuk e njohin atë si president, është dhën edhe ultimatum për të gjithë diplomatët amerikanë të largohen nga Venezuela duke thënë se raprotet ndërmjet dy shteteve janë prishur.

Ardhja e Guaidos në krye të Venezuelës duket se nuk i ka pëlqyer fare as Rusisë të cilët kanë thënë se duke njohur  Guaidon si president të përkohshëm po bëhet thyerje e ligjit ndërkombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb