NGA: EGLANTINA ALLIAJ*

I pranishëm në në ekspozitën “Gjirokastra dhe Janina në art”, si dhe ne shfaqjen e filmit dokumentar “Janina në telajo”, ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi shprehet se diplomacia kulturore tejkalon edhe edhe diplomacinë politike. Në një intervistë për NeWs 24, ambasadori Dervishi flet edhe për projekte bashkëpunimi në fushën e kulturës e turizmit, si dhe për programet e teksteve shkollore të gjuhës shqipe.

TIRANE-Diplomacia kulturore shpeshherë tejkalon edhe diplomacinë politike. Kultura, arti nuk njohin kufij, ashtu sikur nisi një bashkëpunim mes piktorëve shqiptarë dhe grekë, e cila kaloi përmasat e kulturës dhe turizmit dhe mori karakterin politik. Kështu u shpreh ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, i pranishëm në ekspozitën e dy artistëve shqiptarë në qytetin e Janinës, skulptorit të mirënjohur Zeqir Alizoti dhe piktorit Edi Kojani me titullin kuptimplotë “Gjirokastra dhe Janina në art”.
Ashtu sikur janë vendosur kufij fizik mes dy vendeve tona, tha ambasadori Dervishi, këto kufij duhen kaluar në mendjet tona dhe në mentalitetin e vjetër që herë pas here na del dhe në ditët e sotme.
Ambasadori Dervishi bëri të ditur se është përgatitur një projekt i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e kulturës që së shpejti do të nënshkruhet.
I pyetur për tekstet shkollore për fëmijët shqiptarë që jetojnë në shtetin grek, ambasadori Dervishi tha se çdo vit Ministria e arsimit përgatit programet e gjuhës shqipe për ata që jetojnë jashtë.

Aktiviteti tre ditor në Janinë kulmoi me shfaqjen e premierës së filmit dokumentar “Janina në telajo”, i regjizores Klodi Kadillari.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb