Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, është shprehur se sa i përket viktimave civile në Bucha të Ukrainës do të ngrihet një komisioni i posaçëm për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me krime lufte apo genocid.

Por si i ka ai marrëdhëniet me ambasadorin e Rusisë në OKB? Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Ferit Hoxha tha se në sallën e OKB-së raportet janë normale, por situata më e vështirë është jashtë.

Megjithatë theksoi se nuk bëhet fjalë për raporte personale, por qëndrime ndërmjet shteteve që secili prej tyre përfaqëson.

Blendi Fevziu: Me ambasadorin rus si i ke marrëdhëniet?

Ambasadori Ferit Hoxha: Me ambasadorin rus marrëdhëniet i kam normale në sallë, të vështira jashtë sallës së Këshillit të Sigurimit, por as ambasadori rus dhe as unë nuk e marrim këtë si personale, qëndrimet janë të vendeve, janë të kombeve që përfaqësojmë dhe natyrisht marrëdhëniet mes kolegëve do mund të vazhdojnë edhe pse nuk janë të lehta sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: