Pas njoftimit nga ambasada amerikane në Tiranë, edhe Delegacioni i BE zbardh detaje nga takimi i dy ambasadorëve, Yuri Kim e Luigi Soreca, me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.
Ambasadori Soreca zbulon dy temat kryesore të diskutimit, teksa shprehet se Celibashi i ka informuar ambasadorët mbi vlerësimin përfundimtar të KQZ-së për procesin zgjedhor të 25 prillit, si dhe për planin e ardhshëm të KQZ-së në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.
“Bisedë e mirë sot me Kryetarin e KQZ-së Ilirjan Celibashi 🇦🇱 dhe me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara 🇺🇸 në Shqipëri Yuri Kim. Kryetari na informoi mbi (1) vlerësimin përfundimtar të KQZ-së për procesin zgjedhor të 25 prillit, përfshirë çështjen e rëndësishme të identifikimit biometrik, dhe (2) për planin e ardhshëm të KQZ-së në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.
Është e rëndësishme të adresohen rekomandimet e OSBE ODIHR shumë përpara kohe. Të gjitha rekomandimet e ODIHR-it duhet të ndiqen nga të gjithë aktorët shqiptarë 🇦🇱 përgjegjës në kuadrin e një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse.
Parregullsitë dhe pretendimet në lidhje me zgjedhjet e fundit duhet të hetohen tërësisht nga autoritetet kompetente, siç theksohet në Raportin 2021 të Komisionit Evropian 🇪🇺 për #Shqipërinë 🇦🇱. #BE 🇪🇺 do të vazhdojë të sigurojë mbështetjen e nevojshme për KQZ-në në funksionet e saj thelbësore”, thekson ambasadori Soreca pas takimit.
1/3 Good conversation today with CEC Chairman @ICelibashi 🇦🇱 together with @USAmbAlbania 🇺🇸. The Chairman briefed us on (1) the upcoming CEC final assessment on 25 April electoral process, incl. on the important issue of biometric identification, and (2) on the upcoming CEC… pic.twitter.com/Do9XcGUOJo
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) October 26, 2021
(BalkanWeb)