TIRANË-Ambasadori turk në Shqipëri, Hidayet Bayraktar ka deklaruar se Gulen drejton një nga Organizata terroriste më të rrezikshme në Botë, atë Fetoiste (FETO). Sipas Bayraktar, shqiptarët e kanë njohur tashmë fytyrën e vërtetë të kësaj organizate dhe kanë hequr fëmijët nga kolegjet turke që financohen nga Gulen.

Ambasadori thotë se, Turqia është në dijeni se kjo organizatë është shumë aktive edhe në Ballkan. Dhe kjo realizohet realizohet nëpërmjet shkollave.
“FETO është aktive në Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë, por edhe në Maqedoni, Kosovë dhe Serbi”.
“Nga informacionet që kemi marrë tregojnë se edhe shtetasit shqiptarë kanë filluar të shikojnë fytyrën e vërtetë të kësaj organizate. Shumë familje na kanë thënë se i kanë larguar fëmijët e tyre nga këto shkolla, të cilat vetëprezantohen si “kolegje turke”, por që në të vërtetë nuk miratohen në asnjë mënyrë nga shteti turk, dhe i kanë transferuar në shkolla të tjera”, bën me dije Bayraktar në një deklaratë të tij”, thekson ambasadori turk në Shqipëri.

Ambasada turke në Shqipëri sjell një sërë pikash që sipas saj, rendisin “Organizata Terroriste Fetoiste (FETO) një ndër më të rrezikshmet në Botë.
“Me veprimtaritë e saj për shpëlarjen e trurit, me strukturën krejt të veçantë, me taktikat sekrete dhe hiearkinë e saj është një ndër organizatat terroriste më të rrezikshme në botë. FETO ndjek strategjinë e organizimit të fshehtë, shtrirjes si një rrjetë merimange brenda në shtet dhe më në fund marrjen në dorë të shtetit. Ajo njihet edhe me emrin “Strukturë e shtetit paralel”. Gyleni në një video u bën thirrje pjesëtarëve të lëvizjes së tij që “pa u vënë re, të avancojnë deri në qendër të pushtetit, në të gjitha kapilarët e sistemit dhe të durojnë deri sa të marrin në dorë tërësisht shtetin”.

Ne foto: Fethullah Gülen
gulen-655x356-780x439
Ambasadori njofton se falë metodave të fshehta dhe tinëzare, FETO në vite janë organizuar krahas ushtrisë, edhe në sistemin gjyqësor, polici, shërbimin inteligjent, në Ministrinë e Punëve të Jashtme pjesë e së cilës jam edhe unë, dhe në të gjitha institucionet e tjera zyrtare në Turqi.
Bayraktar shprehet se shumë turq të pafajshëm janë bërë viktima të kësaj organizate.
“Është vërtetuar se shumë shtetas turq plotësisht të pafajshëm, por që u janë kundërvënë interesave të Organizatës FETO, si rezultat i bashkëpunimit të policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve anëtarë te FETO-s, u janë nënshtruar padive penale ndaj tyre të mbështetura në prova të falsifikuara dhe janë burgosur për shumë vite si pasojë e vendimeve të dhëna nga gjyqtarë anëtarë te FETO-s. Ka patur edhe shtetas turq që janë vetëvrarë për këtë arsye. Gjithashtu rezulton se kjo organizatë ka masakruar shumë shtetas turq gjatë sulmeve të kryera nga autorë të panjohur”.
Ai kujton se cfarë ka deklaruar për herë të parë në Shqipëri mbi këtë organizatë dhe sesi i janë përgjigjur autoritetet shqiptare lidhur me këtë cështje.
“Ju kujtohet se kur ne deklaronim se Struktura e shtetit paralel / FETO është një organizatë terroriste, në Shqipëri kjo komentohej si “një konflikt i juaji i brendshëm politik”. Por më 15 korrik 2016 e gjitha bota e pa se nuk bëhej fjalë për një konflikt të brendshëm politik. Konflikti politik zhvillohet në kushte demokratike, jo me bomba dhe me predha. Votat e popullit përcaktojnë pozitën dhe opozitën”.

Sipas ambasadorit, rreziku i organizatës së Gulen u pa qartë mbrëmjen e 15 Korrikut.
“Rreziku që përfaqëson organizata FETO, ashtu siç u pa në mbrëmjen e 15 korrikut, është i qartë dhe konkret. FETO i fiton mbështetësit me veprimtaritë e saj për shpëlarjen e trurit. Për këtë arsye shkollat dhe konviktet e nxënësve janë shumë të rëndësishëm për organizatën”.
Ndaj këshillon ambasadori, ashtu si në Turqi, edhe në Shqipëri janë të rëndësishme koncepti për familjen dhe struktura familjare. “Për këtë arsye, pas tentativës për grusht shteti të 15 korrikut, edhe në familjet shqiptare është rritur ndjeshmëria ndaj kësaj çështjeje”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: