“Elementë dhe struktura tinëzare të organizatë kriminale FETO vazhdojnë veprimtarinë e tyre edhe në Shqipëri, ecin dhe dalin rrugëve tepër të qetë”.

Kështu deklaroi nga Shkodra, ambasadori i Turqisë Murat Ahmet Yoruk në një takim për marrëdhëniet Turqi-Shqipëri, nga e kaluara në të sotmen. Ai tha se kjo organizatë terroriste është kërcënim edhe për Shqipërinë.

“Organizata terroriste turke FETO përpiqet të ndikojë në të gjitha mënyrat në Turqi dhe në 15 korrik pati një grusht shteti dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të shtetit turk dhe Presidentit Erdogan ajo dështoi por anëtarë të kësaj organizate janë në vende të ndryshme të shpërndarë. Gjatë asaj nate të përgjakshme terroristët vranë 256 shtetas turq disa prej tyre me origjinë shqiptare dhe shumë të tjerë mbetën invalidë. Me keqardhje theksoj se elementë dhe struktura tinzare të kësaj organizate kriminale vazhdojnë veprimtarinë e tyre edhe në Shqipëri, ecin dhe dalin rrugëve tepër të qetë. Të gjithë e dinë mirë në Turqi se çfarë ka bërë organizata terroriste FETO. Ne mendojmë se kjo organizatë terroriste është kërcënim edhe për Shqipërinë. Ne kemi bindjen se Shqipëria duhet ta pastrojë sa më parë veten nga kjo organizatë terroriste që i kanë sjellë aq shumë të këqija Turqisë. Ne do të vazhdojmë punën tonë që këto marrëdhënie mes nesh të vazhdojnë të jenë më të mirat dhe ne do jemi sërish pranë vëllezërve shqiptar duke iu dhënë mbështetjen maksimale”, deklaroi ambasadori turk.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb