TIRANË

Ambasadorja amerikane Yuri Kim rithekson deklaratën e saj të dhënë në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi se SHBA-të nuk mbështesin asnjë kandidat apo parti të caktuar, por se janë për të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës.

“Unë shoh disa tituj çorientues. Ju lutemi shikoni të gjithë intervistën. SHBA NUK mbështet ndonjë kandidat ose parti të caktuar – SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të bërë të njohur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron kundër atyre që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit”, shkruan ambasadorja Yuri Kim në “Twitter”.

Yuri Kim 1
Yuri Kim 1

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: