Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka rishpërndarë mesazhin e zëvendës ndihmës Sekretarit të Shtetit dhe përfaqësuesit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer për zgjedhjet e 25 prillit të 2021.

Znj.Kim rikujton se SHBA pret standarde të larta për zgjedhjet e 25 prillit. Po ashtu ajo qartëson se adiministrata e Biden angazhohet fuqishëm për Refromën në Drejtësi, sundimin e ligjit, transparencën që do të tërheqin më shumë investime amerikane, tryezën e parë ndërqeveritare si dhe ndihmën për vaksinat.

 

STATUSI NGA AMBASADORJA AMERIKANE

SHBA  pret standarde të larta për zgjedhjet 25 prillit.; Administrata e Biden angazhohet fuqimisht për reformën në drejtësi; sundimin e ligjit dhe transparencën që do të tërheqin më shumë investime amerikane, SHBA mbështet tryezën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë, SHBA po kontribuon 4 miliardë dollarë për COVAX kështu që më shumë njerëz kanë vaksinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb