Ambasadorja amerikane Yuri Kim u takua me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin në Kryesi pas opinionit të Venecias dhe rekomandimeve për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese si dhe për përfundimin e afatit të Reformës Zgjedhore për votimin e draftit final të dalë nga Këshillit Politik.

Kim dhe Ruçi kanë diskutuar për përshpejtimin e plotësimit të vakancase dhe funksionalitetin sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë.

Nga ana tjetër Ruçi ka siguruar Kim se Kuvendi është ia angazhuar plotësisht për suksesin e dy reformave, asaj Zgjedhore dhe në Drejtësi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Yuri Kim ka filluar takimet nga Ruçi, i cili sot ka një ftesë për t’u takuar me Metën pikërisht për të adresuar rekomadimet. Nga ana tjetër ambasadorja amerikane kërkon që Gjykata Kushtetuese mund të ngrihet brenda 2020 ndërsa palët institucionale të ulen në dialog para se të vendosin për vakancat në mënyrë që mos ketë konflikt siç ndodhi dhjetorin e kaluar.

 

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe përshpejtimin e plotësimit dhe bërjes funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, vuri në dukje se Kuvendi është maksimalisht i ngazhuar për  suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, si kushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb