TIRANË

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka uruar nëpërmjet një postimi në “Twitter”, pjesërisht në shqip Vitin e Ri 2021.

Me një mesazh optimizmi dhe shprese, ambasadorja e SHBA-ve, e cilëson 2021 një vit të ri më të dashur dhe plot mundësi.

“Të dashur miq, Gëzuar Vitin e Ri – Gëzuar 2021! Le të presim një vit të ri që është më i dashur, më i lumtur dhe plot mundësi!? ?? ? ?? ?”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Kim Tw
Kim Tw

Ambasada amerikane gjithashtu dje në mbrëmje uroi me një mesazh.
“Ndërsa 2020 po shkon drejt mbylljes, rikujtojmë arritjet që SHBA dhe Shqipëria kryen së bashku këtë vit të shkuar. Në 2021, ne shpresojmë të forcojmë më tej miqësinë midis nesh dhe të festojmë 30 vjet prej përtëritjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Gëzuar Vitin e Ri!”, ishte mesazhi i ambasadës së SHBA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb