Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka vizituar sot Kosovën. Ajo u prit edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Hovenier tha se me ambasadoren Yuri Kim ka biseduar për prioritetet e tyre në rajon, derisa ai e ka shëtitur edhe nëpër disa pika të njohura në kryeqytet.

“Me kënaqësi mirëprita miken dhe kolegen time, ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në Kosovë për t’ia treguar Prishtinën përreth. Ambasadorja Kim dhe unë u kënaqëm duke kujtuar historinë tonë të përbashkët, si dhe patëm një bisedë të mrekullueshme rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve tona të vazhdueshme rajonale”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb