Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas lajmit për lirimin nga burgu të Enver Sekiraqës, duke thënë se vajzat e Prishtinës gjatë viteve 90-të më shumë janë frikësuar nga ai se nga Policia e Serbisë.
Çitaku në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se një kriminel, i përfshirë në dhunime, zhvatje, vrasje, sot është i lirë.
“E mbaj mend fare mirë, gjatë viteve të 90-ta, vajzat e Prishtinës më shumë kanë pas frikë nga Enver Sekiraqa, se nga policia e Serbisë. Një kriminel ordiner, i përfshirë në dhunime, zhvatje, vrasje, sot është i lirë (kjo puna e burgut shtëpiak është hajgare). Nga gjyqtarë të EULEX dhe të Kosovës. #Marre”, shkruan Çitaku.
(m.k/BalkanWeb)