TIRANE- Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka qenë së fundmi në Tiranë, dhe shprehet se është mahnitur nga puna dhe ndryshimi që Veliaj ka sjellë në qytet.

Ajo thekson se Tirana është sot padyshim qyteti më atraktiv për t’u vizituar në pjesën tonë të botës.

“Sapo u ktheva pas një dite të mrekullueshme të kaluar në qytetin e Tiranës. U mahnita me ndryshimet që pashë. Tirana është sot padyshim qyteti më atraktiv për t’u vizituar në pjesën tonë të botës. E lumtur që pashë gjithashtu shumë turistë. Të lumtë, Erion Veliaj”, shkruan Çitaku në “Twitter”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb