Ndryshimet që ka pësuar Tirana këto tre vite e kanë kthyer atë në simbol të transformimit dhe suksesit. Teksa ka postuar në rrjetin social “Twitter” foto të një prej 4 mijë biçikletave Mobike të teknologjisë së fundit që kanë mbërritur në kryeqytet, si dhe të koncertit të Rita Orës, ambasadorja e Kosovës në Washington, DC, Vlora Çitaku ka vlerësuar punën e kryebashkaikut Veliaj. Ajo e ka cilësuar këtë gjë si një shembull për t’u ndjekur nga pjesa tjetër.

“Tirana po shndërrohet në një simbol të transformimit dhe suksesit në pjesën tonë të #Europe! Ne kurrë nuk kemi parë aq shumë kulturë, inovacion, turizëm dhe progres siç po shohim tani! Heq kapelen për @erionveliaj një shembull për pjesën tjetër për t’u ndjekur! #Tirana #TiranaBikeCity”, shkruan Vlora Çitaku në “Twitter”.
e2a8df1b-b8e5-4b4f-b671-8fd44d67d269
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb