Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka takuar kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimin për të folur për Reformën në Drejtësi.

Znj.Kim thotë se ky është moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, e cila ka përparuar mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët, por jo mjaftueshëm për të kënaqur njerëzit.

Sipas ambasadores, institucionet e reja të drejtësisë si KLP duhet të ndahen nga modelet e vjetra. Po ashtu ajo kërkon nga ky institucion t’i rezistojë presionit dhe të bëjë drejtësi.

 

STATUSI NGA AMBASADA AMERIKANE

U takova me Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të theksuar detyrën kushtetuese për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien & disiplinën e prokurorëve. KLP duhet të tregojë pavarësinë & integritetin e tij, t’i rezistojë presionit & të japë drejtësi. ??️ si dhe njerëzit e ??️ janë duke vëzhguar. Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi – e cila ka përparuar mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët por jo aq mjaftueshëm sa për të kënaqur njerëzit. Institucionet e reja gjyqësore si Këshilli i Lartë i Prokurorisë – ku ??️ & të tjerë kanë investuar shumë – duhet të dalin nga modelet e vjetra. Është koha për të treguar guxim

(BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb