Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim em shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare.

Znj.Kim i ka bërë përshtypje libri ‘’Identiteti evropian i shqiptarëve’’ sipas së cilës është po aq bindës sot sa ishte kur e botoi në 2006.

Për shkrimtarin, ambasadorja thotë se është nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës teksa thekson se ndërsa shihet drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë.

“Identiteti evropian i shqiptarëve” i Kadaresë është po aq bindës sot sa ishte kur e botoi në 2006. Ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Kënaqësi për ta bërë këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj të Evropës.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb