TIRANË

Në 13:00 ashtu sikundër ishte paralajmëruar ambasadorja amerikane Yuri Kim, mbërriti në selinë e PD-së, ku do të zhvillojë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Ambasadorja Kim u prit në hyrje nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Takimi ne selinë e PD vjen pak ditë pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet, të cilat kryedemokrati i ka konsideruar një masakër elektorale.

Ky është takimi i parë mes ambasadores së SHBA dhe kryedemokratit Basha pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb