Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka zhvilluar një bisedë me drejtorin e ri të BERZH për Ballkanin Perëndimor, Matteo Colangeli.

Përmes një statusi në “Twitter”, Kim ka ndarë detaje nga bieseda mes tyre. Ajo thotë se SHBA, është aksioneri më i madh i BERZH, themeluar më 15 prill 1991, për t’i ardhur në ndihmë ish-shteteve komuniste.

Ajo thekson më tej se BERZH ka investuar në Shqipëri rreth 1.5 miliardë euro në total, ndërsa 854 milionë euro të tjera janë projektet aktuale.

Ambasadorja e SHBA nënvizoi ndër të tjera, se SHBA, mbështet fuqimisht përpjekjet për të përmirësuar konkurrencën e biznesit, qeverisjen, forcimin e diversifikimit të energjisë, si dhe nxitjen e integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: